Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës

Prishtinë, 02 mars 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku u morën disa vendime në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars 2020.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. http://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2020/03/18_200_Fletevotimi_Podujev%C3%AB_Kryetar.pdf

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. Lista përfundimtare e votuesve 2020 për këto zgjedhje të kësaj komune përmban 86 mijë e 610 emra të votuesve apo 1 mijë e 356 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit, ato për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.

Sipas të dhënave të listës përfundimtare të votuesve në komunën e Podujevës për zgjedhjet e datës 15 mars 2020, numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime (katër më shumë se në zgjedhjet e fundit, 6 tetor 2019).

2020-03-04T13:39:21+00:00 02/03/2020|