Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ-ja emëroi anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Në vazhdim të mbledhjes, kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se pas autorizimit në mbledhjen e kaluar i është dërguar shkresa zyrtare Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë lidhur me angazhimin e këtij misioni në rolin këshillues në këto zgjedhje. Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se kjo letër është e formatit të njëjtë me atë të zgjedhjeve të vitit 2017.

Në mbledhjen e ditës së hënë, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që Misioni i OSBE-së në Kosovë të ketë rol vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e Vendvotimeve.

2019-04-16T15:32:51+00:00 16/04/2019|