Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Ftesë për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton lidhur me afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve mund ta dorëzojnë:

 Subjektet politike të certifikuara;

– OJQ-të;

 Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare;

 Organizatat Ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;

Përfaqësuesit e vendeve të huaja; dhe

Mediat.

Afatet për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve janë si në vijim:

27 gusht – 27 shtator: Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve

27 gusht – 1 tetor: Afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave

Për më shumë informacione ju lutem vizitojeni ueb faqen e KQZ-së dhe Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC) në KQZ. Formularët mund t’i merrni në ueb faqen e KQZ-së.

 Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje dhe

 Aplikacionet e pranuara në e-mail konsiderohen në raste të aplikimit nga jashtë Republikës së Kosovës.

2019-10-14T07:37:27+00:00 16/09/2019|