Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës 3 – 14 shtator 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se ka filluar
periudha për ndërrimin e qendrës së votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e
Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor. Kjo periudhë ka filluar më 3 shtator dhe
do të përmbyllet më 14 shtator 2019.

Gjatë kësaj periudhe, është e mundur të dini qendrën tuaj të votimit dhe si ta ndryshoni atë.

1. SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT?

Të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të munden nga dita e sotme ta dijnë adresën e saktë të
vendvotimit të tyre fare thjeshtë, përmes ueb faqes së KQZ-së (vegzës së shërbimit votues):
http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/
Mjafton që të shënoni vetëm numrin personal dhe pastaj do të dalë njoftimi me të dhënat tuaja
dhe me adresën e saktë të vendvotimit. Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

2. SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT BRENDA KOMUNËS?

– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes aplikacionit online mundëson ndryshimin e
qendrës së votimit (brenda të njëjtës komunë) duke plotësuar të dhënat e kërkuara. Pasi të
dërgohet kërkesa ajo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve. Vegza direkte: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

– Qendra e Votimit mund të ndërrohet edhe duke vizituar zyrën e Komisionit Komunal të
Zgjedhjeve, në komunën në të cilën ju jeni votues, duke plotësuar formularin për ndërrim
të Qendrës së Votimit.

Njoftim shtesë: Qytetarët që kanë ndërruar vendbanimin nga një komunë në komunën tjetër
duhet ta informojnë QKRC-në (Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil) për ndryshimin e
adresës së tyre. Pas ripërtëritjes së adresës në Regjistrin Civil, ndryshimi i qendrës së votimit do
të pasqyrohet edhe në listën e votuesve.

The gallery was not found!
2019-10-14T07:50:35+00:00 03/09/2019|