Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Betohen tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten (28 mars 2019) emëroi tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tetë anëtarët e përbërjes së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Ćemailj Kurtiši, Ercan Şpat dhe Stevan Veselinoviq.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë betuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Në këtë ceremoni ishte prezente edhe Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila gjatë vitit të kaluar është emëruar kryetare e KQZ-së në mandatin e saj të dytë.

2019-03-28T09:19:26+00:00 28/03/2019|