Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

AFATI PËR AKREDITIMIN E VËZHGUESVE

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara, të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit  e vendeve të huaja, mund  të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t`u akredituar për vëzhgimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Afatet  për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve janë:

  1. Për vëzhguesit nga subjektet politike dhe OJQ-të që merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afati i aplikimit për akreditim ka filluar ka filluar më 27 gusht dhe përfundon më 27 shtator 2019, në orën 18:00.
  2. Për vëzhguesit nga organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, afati i aplikimit për akreditim ka filluar më 27 gusht dhe përfundon më 1 tetor 2019, në orën 18:00.

Vetëm vëzhguesve të akredituar do tu lejohet qasja ne hapësirat ku organizohen Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Formularët për akreditim mund t’i merrni në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, apo në ueb-faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org 

Për informata shtesë, mund të kontaktoni në tel. 038 200 81 010

2019-08-28T21:33:11+00:00 28/08/2019|