Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

About Bardhyl Sllamniku

This author has not yet filled in any details.
So far Bardhyl Sllamniku has created 35 blog entries.

Lajmet

News

Vesti

Rikujtim: Afati për aplikim për akreditimin e mediave deri më 1 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikujton mediat lidhur me afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e ekipeve të tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor. Ky akreditim është i domosdoshëm edhe për përcjelljen e aktiviteteve të tjera pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e [...]

27/09/2019

Takim informues për fushatën zgjedhore me përfaqësues të subjekteve politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) së bashku me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbajtën takim informues me përfaqësues të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje. Ky takim u mbajt në prag të fillimit të fushatës zgjedhore për subjektet politike (25 shtator – 4 tetor) dhe qëllimi kryesor ishte diskutimi i mënyrave [...]

24/09/2019

Votimi Përmes Postës përfundon më 5 tetor

Prishtinë, 20 shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.Në këtë mbledhje, u diskutua edhe lidhur me Votimin Përmes Postës, i cili ka filluar më 19 shtator. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm se Votimi Përmes Postës përfundon më 5 tetor. Pra, [...]

22/09/2019

Kryetarja e KQZ-së priti në takim Kryesuesen e Vëzhguesve të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve te Bashkimit Evropian

Prishtinë, 19 shtator – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim Kryesuesen e Vëzhguesve të Misionit Vëzhgues te Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Viola von Cramon – Taubadel. Anëtarja e Parlamentit Evropian shoqërohej edhe nga Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova. Kryetarja Daka i uroi mirëseardhje në Kosovë vëzhguesve nga Bashkimi Evropian [...]

20/09/2019

Periudha e Votimit Përmes Postës fillon më 19 shtator

Prishtinë, 18 shtator – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje u paraqit raporti lidhur me periudhën e regjistrimit për votim jashtë vendit, e cila ka filluar më 30 shtator dhe është përmbyllyur më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 40 [...]

19/09/2019

Ftesë për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton lidhur me afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019. Kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve mund ta dorëzojnë: - Subjektet politike të certifikuara; - OJQ-të; - Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare; [...]

16/09/2019

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka dhe anëtarët tjerë të KQZ-së. Përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor, ishte tema e këtij takimi. Në fillim të takimit, kryetarja e [...]

11/09/2019

Ambasadori i Norvegjisë, vizitoi KQZ-në

Sot, Ambsadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe u prit nga kryetarja, Valdete Daka. Fillimisht, kryetarja Daka e uroi ambasadaroin Grondahl për detyrën e re në vendin tonë dhe i uroi sukses në punën e tij. Kryetarja e KQZ-së e njoftoi ambasadorin norvegjez lidhur me përgatitjet të cilat po i [...]

10/09/2019

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.  Në fillim të mbledhjes, kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi tregoi lidhur me përgatitjet e procesit zgjedhor. Ai tha se përgatitjet po vijojnë sipas planifikimeve, ndërsa bëri të ditur se lidhur me procesin e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë [...]

09/09/2019

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi KQZ-në

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka. Kryetarja Daka e uroi z. Abbott për detyrën e re në Kosovë duke i uruar sukses në punën e tij.  Kryetarja Daka e njoftoi Ambasadorin Abbott lidhur me përgatitjet që po i [...]

09/09/2019