KQZ mban trajnimin për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve në Podujevë

09/03/2020

Me qëllim të realizimit të planifikimeve sipas planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti trajnimin për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve më 15 mars 2020.

Ky program trajnimi i veçantë ka përfshirë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor me të cilat përballet dhe duhet t’i zbatojë secili anëtar i Këshillit të një Vendvotimi. Po ashtu, trajnimi u përqendrua edhe në pikat sfiduese të identifikuara në raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve, siç janë votimi me kusht dhe votimi me asistencë.

Në programin e trajnimit u përfshin rreth 760 anëtarët e Këshillave të Vendvotimit të cilët janë emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Përveç prezantimeve dhe ushtrimeve praktike, sesioni i trajnimit u ka ofruar pjesëmarrësve edhe mundësinë që të shkëmbejnë përvoja dhe të identifikojnë mënyra për ta përmirësuar performancën e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar numrin e Qendrave të Votimit (45) me gjithsej 115 Vendvotime (katër më shumë se në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur më 6 tetor 2019).