AFATI PËR APLIKIM PËR CERTIFIKIM TË SUBJEKTEVE POLITIKE

28/08/2019

Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës se afati i aplikimit për certifikim ka filluar më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator 2019.

Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 18:00. Ndërsa, ditën e fundit deri në ora 24:00.

Për informata shtesë, mund të vizitoni ueb faqen e KQZ www.kqz-ks.org ose kontaktoni në tel. 038 200 81 010