Shërbimi i Votuesve
Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
PERIUDHA E KONFIRIMIMIT DHE SFIDIMIT
22 – 26 Nëntor 2010
Periudha e Konfirmimit dhe Sfidimit është periudha gjatë së cilës Lista e Votuesve do të bëhet publike për Kundërshtim dhe Konfirmim.
Kjo do të ju mundësojë votuesve të regjistruar që të sfidojnë Listën e Votuesve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Të interesuarit mund të shikojnë Listën e Votuesve në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve çdo ditë pune, nga 22 Nëntori deri më 26 Nëntor 2010, prej ora 09:00 deri 12:00 dhe nga ora 13:00 deri 17:00.
Çdo votues me të drejt vote në Kosovë ka të drejtë që të shikojë Listën e Votuesve dhe ta informoj zyrtarin ekzekutiv të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për çfarëdo lëshimi apo parregullsie.
Verifikoni emrin tuaj, verifikoni emrin e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë të përfshirë në Listën e Votuesve!
Që të mund të keni qasje në listën e votuesve, ju duhet të tregoni para zyrtarit ekzekutiv të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e juaj një dokument valid identifikimi: letërnjoftimin valid, dokumentin e udhëtimit apo patentë shoferin valid
Ju mund t’i adresoni Gjykatës komunale një parashtresë, me të cilën kërkoni përjashtimin apo përfshirjen e ndonjë emri në Listën e Votuesve. Ju duhet t’i parashtroni qartë faktet dhe të ofroni çfarëdo evidence relevante që mbështet pohimin tuaj.
|