Pyetjet e Parashtruara më së Shpeshti
Cilat zgjedhje do te mbahen sivjet ne Kosovë
Më 12 dhjetor 2010 do të mbahen zgjdhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin Republikës së Kosovës.
Çka është Regjistrimi i Votuesve ?
Regjistrimi Votuesve është proces përmes të cilit krijohet lista me të gjithë personat që kanë të drejtën për të votuar në zgjedhje, në pajtim me ligjin për Zgjedhjet е Përgjithëshme Nr. 03/L-073 dhe Ligjin për zgjedhjet lokale në Republikën е Kosovës Nr. 03/L-072. Në ditën e Zgjedhjeve, kjo listë – që quhet “Lista Përfundimtare e Votuesve” - shërben si dëshmi për personat me të drejtë vote.
Përse më duhet të aplikojë për t’u Regjistruar për të Votuar Jashtë Kosovës ?
Lista e Votuesve jashtë Kosovës duhet të freskohet çdo herë kur mbahen zgjedhjet. Prandaj, ju mund të votoni Përmes Postës vetëm nëse aplikoni. Vetëm duke u radhitur në listën përfundimtare të votuesve, ju do të keni të drejtë që të votoni.
Nëse keni votuar me sukses në zgjedhjet paraprake në Kosovë Përmes Postës
Ju duhet të aplikoni duke dërguar aplikacionin për regjistrim të nënshkruar së bashku me fotokopjen e dokumentit të identifikimit ID. Nëse aplikacioni i juaj është pranuar, ju do të radhiteni në listën përfundimtare të votuesve dhe fletëvotimet duhet të pranohen deri më 16 Nëntor 2010.
Nëse ju asnjëherë nuk jeni regjistruar me sukses për votim Përmes Postës për Zgjedhjet në Kosovë
Ju duhet të dëshmoni se plotësoni kriterin mbi të drejtën për të votuar të bazuar në Ministrin e Punëve të Mbrendëshme. Për të aplikuar për Regjistrim për Votim Përmes Postës, ju duhet të na dërgoni aplikacionin për regjistrim të nënshkruar së bashku me kopjen e dokumentacionit mbështetës (Pasaporta, letërnjoftimi, patent shoferi, Certifikata e lindjes, të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut). Nëse Regjistrimi juaj është pranuar, ju do të radhiteni në listën përfundimtare të votuesve.
Vetëm duke dëshmuar se е plotësoni kriterin mbi të drejtën për të votuar në bazë të ligjit mbi zgjedhjet dhe duke u radhitur në listën përfundimtare të votuesve ju do të keni mundësi që të votoni
Si duhet të aplikojë për të Votuar Përmes Postës ?
Nëse jeni në regjistrin civil në njërën nga Qendrat e Regjistrimit Civil Komunal (QRCR) por ju përkohësisht jeni duke jetuar jashtë Republikës së Kosovës apo jeni zhvendosur nga Kosova, shih tekstin e mëposhtëm.
Nëse ju jetoni në shtetet tjera:
Sivjet, nëse jeni qytetarë i Republikës së Kosovës por përkohësisht jeni duke jetuar jashtë apo jeni zhvendosur nga Kosova dhe jeni duke jetuar në cilindo shtet tjetër, ju duhet të aplikoni që të fitoni të drejtën e Votuesit Përmes Postës. Aplikacioni/Regjistrimi i juaj që kan arritur pas 16 nëntor 2010 dhe janë refuzuar nga njësija e Operacionit Votimit Përmes Postës (OVPP) do të keni të drejtë për rishqyrtim te organet kompetente ligjore dhe do ta marrin pakon e votimit në rest se jy do ta merni përgjigje pozitive nga ky organ ligjor, për të marrë pjesë në OVPP dhe të votoni me post.
Si mund të pajisem me Formularin për Regjistrim / Aplikim për Votim jashtë Kosove dhe Udhëzimet ?
Nëse ju nuk jeni regjistruar me sukses për votim Përmes Postës për Zgjedhjet е kaluara të 2009 – ës.
Ju mund të shkarkoni Formularin për Aplikim/Regjistrim, Fletën e Udhëzimeve dhe Fletën e Dokumenteve të përgjithshme nga kjo web-faqe. Këto forma do të ju udhëzojnë për kriteret të regjistrimit të suksesshëm.
Si shtesë ju mund ta merni formularin e Regjistrimit/Aplikimit nga:
Ambasadat e Republikës së Kosovës ( Për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu)
Duke e marrë farmularin personalisht në një nga pikat e shpërndarjes jashtë Kosovës,
Për të shikuar listën e qendrave shpëndarse dhe adresat e tyre, ju lutem klikoni këtu
Fotokopjohen nga Gazetat lokale ( Koha Ditore dhe Bota Sot )
Në formular i gjeni edhe udhëzimet mbi atë se si të plotësohet formulari.
Nëse nuk keni pasur mundësi ta merrni formularin e Regjistrimit/Aplikimit nga njëra prej burimeve të përmendura më lartë, ju mund ta shkarkoni formularin nga ueb faqja: www.kqz-ks.org.
Nëse ju me sukses jeni regjistruar për Votim Përmes Postës në Zgjedhjet 2009, Një pako e individualizuar, përfshirë formularin për aplikim, do t’ju dërgohet përmes postës. Plotësoni dhe nënshkruani Formularin për Aplikim, fotokopjoni dokumentet e kërkuara, bashkangjitni fotokopjet, dhe dërgoni aplikacionin e nënshkruar dhe fotokopje në adresën:
Sekretariati i KQZ-së në Kosovë
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Kosovë
Ju mundeni gjithashtu të porositni që formulari t’ju dërgohet juve përmes postës. Për të bërë këtë, kontaktoni Tavolinën ndihmëse për Operacionin e Votimit Përmes Postës në Kosovë (OVPP):
+ 381 (0)38 552 452
+ 381 (0) 38 552 453
Fax: + 381 (0) 38 552 453
Email: ovpp@kqz-ks.org
Deri kur mund të regjistrohem për Votim Përmes Postës ?
Regjistrimi/Aplikimi i juaj duhet të pranohet deri me 28 tetor 2010.
Çfarë është kriteri i 01 Janarit 1998?
Për të votuar nga jashtë Kosovës, personat që nuk janë të regjistruar në regjistrin civil në Kosovë duhet të dëshmojnë që ata kanë jetuar në Kosovë dhe janë larguar nga Kosova me apo pas datës 01 Janar 1998. Kjo 01/01/1998 datë ndërprerje është miratuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe është precizuar me ligjin mbi Zgjedhjet në Republikën e Kosovës. Nëse dëshironi më tepër informacione mbi Komisionin Qendror Zgjedhor kliko këtu.
I vetmi përjashtim nga kriteri i 01 Janarit 1998 është njohja e një aplikuesi, me apo pas 01 Janar 1995, si refugjatë siç është konstatuar në Konventën e vitit 1951 lidhur me Statusin e Refugjatëve.
Cilat Dokumente më duhet t’i vërtetojë për të gëzuar të drejtën për të votuar?
Dokumentet që ju nevojiten varen nga ajo se çfarë duhet të dëshmoni. Ne ju sugjerojmë që të lexoni Faqen e zotësisë juridike për të votuar. Ju mundeni po ashtu të shkarkonni Fletën e Dokumenteve të përgjithshme për udhëzim.
Ju mund të mos keni nevojë për dokument të veçantë për secilin kriter. Një dokument mund t’i plotësojë që të katër kushtet. Për shembull, nëse ju mund të siguroni fotokopjen e Pasaportës së IRJ ndonjë Dokument identifikimi (DI) nga IRJ apo Patentë shoferi nga IRJ i cili tregon Datën tuaj të Lindjes në Kosovë dhe që është lëshuar në Kosovë midis 1 Janarit 1996 dhe 1 Janarit 1999, dhe nëse do të mbushni tetëmbëdhjetë (18) vjet deri në Ditën e Zgjedhjeve, ju do të gëzoni të drejtën për të votuar.
Për të gjitha kopjet e dokumenteve që ju dorëzoni, sigurohuni që shënimet relevante në dokument (si: mosha, adresa, etj.) të jenë të qarta, nëse fotokopjet janë të vështira për t’u lexuar apo të palexueshme kjo do ta ngadalësojë aplikimin tuaj.
LUTENI QË TË MOS DËRGONI DOKUMENTE ORIGJINALE. FOTOKOPJA ËSHTË E MJAFTUESHME.
Nëse ju ende keni pyetje, kontaktoni tavolinën ndihmëse në:
+ 381 (0)38 552 452
+ 381 (0) 38 552 453
Fax: + 381 (0) 38 552 453
Email: ovpp@kqz-ks.org
Si mund ta bëjë dorëzimin e aplikacionit tim?
Ju mund të dërgoni aplikacionin tuaj së bashku me fotokopjet e dokumentacionit mbështetëse përmes postës.
Sekretariati i KQZ-së në Kosovë
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Kosovë
A mund të dërgojë përmes faksit aplikacionin tim ?
PO, ju mund të dërgoni aplikacionin tuaj dhe fotokopjet e dokumentacionit tuaja përmes faksit. Numri i faksit është: + 381 (0) 38 552 453.
A mund të regjistrohem në Kosovë ndërsa të Votoj Përmes Postës ?
Nëse ju dëshironi të votoni përmes postës, ju duhet të regjistroheni për të votuar përmes postës. Ngjashëm apo, po ashtu, nëse ju dëshironi të votoni personalisht në Kosovë, ju duhet të regjistroheni personalisht në Kosovë.
Unë kam Statusin e Azil kërkuesit. A mund të votojë përmes postës ?
Statusi i “Azil-kërkuesit” do të thotë që ju jeni refugjat i pranuar formalisht siç është definuar në Konventën e vitit 1951 Lidhur me Statusin e Refugjatëve. Ky është status që ju është akorduar juve nga qeveria që ju ka ofruar strehim.
Ju mund të gëzoni të drejtën që të votoni përmes postës nëse mund të dëshmoni se ju është pranuar ky status me apo pas 01 Janarit 1995. Me këtë rast, ju jeni të liruar nga kërkesat mbi vendqëndrimin nga 01 Janari 1998. për të gëzuar të drejtën e votimit, ju duhet të siguroni dëshmi dokumentuese të statusit tuaj. Për shembull, të paraqitni ndonjë dokument zyrtar nga vendi ku jeni strehuar duke theksuar në mënyrë të qartë statusin tuaj. Na dërgoni fotokopjen e këtij dokumenti së bashku me Aplikacionin e Plotësuar për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës në adresën:
Sekretariati i KQZ-së në Kosovë
Votimi Përmes Postës
Posta 6, kutia postare 351
10000 Prishtinë
Kosovë
Jam regjistruar në Kosovë për të marrë letërnjoftimin Republikës së Kosovës / UNMIK-ut. Unë gjithashtu jam regjistruar për të Votuar Jashtë Kosovës Përmes Postës. A duhet të Votojë Përmes Postës?
Nëse jeni regjistruar në Kosovë por përkohësisht jeni duke jetuar jashtë apo jeni zhvendosur nga Kosova ju mund të hidhni fletëvotimin tuaj përmes postës. Ju mund të hidhni fletëvotimin tuaj vetëm një herë, ose Përmes Postës ose personalisht në Kosovë.
Zgjedhjet në Kosovë kanë dy Lista të Votuesve. Njëra është nxjerrë nga regjistri civil i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme dhe tjetra është Lista e Votuesve Jashtë Kosovës e cila përmban të gjithë Votuesit Përmes Postës. Për t’u siguruar që secili Votues të hedhë fletëvotimin e tij/saj vetëm njëherë, KQZ bën verifikimin e të dy listave dhe sigurohet që të numërohen vetëm fletëvotimet personale në rast të dyfishimeve.
Për më shumë informata mbi atë se si dhe ku të votoni personalisht në Kosovë, vizitoni Faqen e Shërbimeve për Votuesit.
Si mund ta konfirmojë statusin e Aplikacionit/Regjistrimit tim ?
Për të verifikuar statusin e aplikacionit tuaj apo të ndryshoni të dhënat tuaja të Votuesit thirrni tavolinën ndihmëse. Tavolina ndihmëse mund të kontaktohet përmes telefonit apo email-it:
+ 381 (0)38 552 452
+ 381 (0) 38 552 453
Fax: + 381 (0) 38 552 453
Email: ovpp@kqz-ks.org
Çfarë ndodh nëse aplikacioni im refuzohet/mohohet?
Nëse aplikacioni i juaj është refuzuar/mohuar, juve do t’ju dërgohet një shpjegim duke përmendur pse dhe çfarë dokumente ju duhet të dërgoni që ato të aprovohen.
Ne gjithashtu do tju dërgojmë pakon e votimit që ju të keni mundësi ta dërgoni komplet pakon e fletëvotimeve. Pasi që afatet kohore i kemi të shkurta, fletëvotimet do të numërohen VETëM nëse ju e keni marrë përgjigjen pozitive nga organet ligjore kompetente në pajtueshmëri me Ligjin Zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Komunale të Republikës së Kosovës, të zotësisë juridike të juaj për të marrë pjesë ne OVPP dhe ta hedhni votën e juaj.
Çka nëse Komuna në formularin tim është e pasaktë ?
Nëse jeni regjistruar me sukses, por Komuna e përmendur apo theksuar në formularë është e pasaktë (gabuar), ju ende mund ta ndryshoni atë duke siguruar dokumentacionin i cili përmend apo thekson adresën tuaj të saktë me 01 Janar 1998.
Ku mund të kontaktojë për të pyetur?
Nëse ju ende keni pyetje, kontaktoni tavolinën ndihmëse në:
Telefoni: + 381 (0)38 552 452
+ 381 (0) 38 552 453
Fax: + 381 (0) 38 552 453
Email: ovpp@kqz-ks.org |