Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Operacioni i Votimit Përmes Postës
Çdo votues me të drejtë vote me qëndrim jashtë Kosovës ka të drejtë të votojë në zgjedhjet për Kuvend, nëse ata kanë përmbushur me sukses procesin paraprak të regjistrimit. Periudha e regjistrimit ka qenë prej 3 – 16 nëntor. Një numër total prej 1,640 personave e kanë vërtetuar të drejtën e tyre për të votuar dhe tani ata mund të dërgojnë fletëvotimin. Afati i fundit për kthimin e fletëvotimeve në KQZ është mesnata e ditës së premte, datë 10 dhjetor.
Për të siguruar integritetin e mëtejshëm të procesit të votimit, KQZ-ja do të verifikojë vlefshmërinë e të gjitha pakove të fletëvotimit të pranuara nëse janë të pranueshme. Ky proces plotësues i verifikimit do të zhvillohet të dielën më 12 dhjetor, duke filluar në orën 08:00 në zyrat e KQZ-së. Pasi të përfundojë verifikimi, atëherë pakot e fletëvotimeve do të transportohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se vëzhguesit e akredituar mund të vëzhgojnë procesin e verifikimit të vlefshmërisë.
Pika e kontaktit për të gjitha çështjet në lidhje me këtë proces është:
+381 (0)38 552 452
+381 (0)38 552 453
|