Zyra për
Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim
Zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikim (“Zyra”) është përgjegjëse për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit të partive politike, certifikimin e të gjitha subjekteve politike që do të përfshihen në fletëvotim dhe kufizimin e shpenzimeve të fushatave dhe dispozitave për deklarim financiar.
Kërkesat për regjistrimin e partive politike mund të dorëzohen në Zyrë në çdo kohë, prej të Hënës deri të Premten gjatë orëve të rregullta të punës (08:00 – 16:00).
Pagesa e tarifës për regjistrimin e partisë politike prej 500 (pesëqind) eurosh bëhet përmes bankës (fatura mirret ne Zyre). Kopja e dëftesës së bankës duhet të sillet në Zyrë, përndryshe pagesa nuk mund të identifikohet nga ana e Zyres.
Zyra gjendet në ndërtesën e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë, Rr. Agim Ramadani p.n.
Informatat rreth aplikimit per regjistrim mund ti merrni duke na kontaktuar në numrin e telefonit: 038/551-697 si dhe në e-mail: fehmi.pireva@kqz-ks.org
Lista e subjekteve politike të certifikuara (klikoni këtu)
Regjistri i partive politike (klikoni këtu)
|