Themelimi dhe organizimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe, mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.
KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Prerogativat e ushtrimit të detyrës së anëtarit të KQZ-së, caktohen në bazë të ligjit dhe, rregullat për ushtrimin e mandatit. Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, janë emëruar si rezultat i nominimeve të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.
Anëtarët e KQZ-së janë:
- Valdete Daka – Kryetare e KQZ-së
- Betim Gjoshi (përfaqësues i PDK-së) – anëtar
- Ilir Gashi (përfaqësues i PDK-së) – anëtar
- Florian Dushi (përfaqësues i LDK-së) – anëtar
- Ilir Fetahu (përfaqësues i LDD-së) – anëtar
- Blerim Burjani (përfaqësues i AAK-së) - anëtar
- Fadil Maloku (përfaqësues i AKR-së) – anëtar
- Bajram Ljatifi (përfaqësues i VAKAT-it) – anëtar
- Abdulhadi Krasniç (përfaqësues i KDTP-së) – anëtar
- Goran Zdravkovic (përfaqësues i SLS-së) – anëtar
- Albert Kinolli (përfaqësues i PRBK-së) - anëtar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e ka edhe Zëdhënësin e saj. Zëdhënës i KQZ është: Fehmi Ajvazi
Këshillat e KQZ-së
KQZ ka katër këshilla të përhershëm:
- Këshillin për Buxhet dhe Prokurim;
- Këshillin e Personelit;
- Këshillin e Procedurave; dhe
- Këshillin për Operacione Zgjedhore.
Roli i këtyre këshillave është që të zgjidhin çështje të caktuara dhe, t’i përcjellin për miratim rekomandimet, raportet, sugjerimet dhe mendimet tek KQZ-ja. Këshillat përbëhen nga pesë (5) anëtarë nga radhët e KQZ-së.
- Këshilli i Personelit: Këshilli i Personelit monitoron çështjet e personelit në SKQZ-së, shqyrton dhe propozon organogramin dhe përshkrimin e detyrave të punës.
- Këshilli i Buxhetit dhe Prokurimit: Përgatit propozimin e buxhetit vjetor për KQZ-në, shqyrton gjendjen e buxhetit ekzistues, shqyrton propozimet për prokurim nga buxheti i KQZ-së dhe, harton raporte për KQZ-në përkitazi me buxhetin.
- Këshilli i Procedurave: Ky këshill përgatit procedurat e zgjedhjeve të domosdoshme për zhvillimin zgjedhjeve ashtu siç përshkruhen në legjislacionin përkatës, si dhe të procedurave për pagesën e shpenzimeve të udhëtimit dhe të shpenzimeve të reprezentacionit dhe, për shfrytëzimin e mjeteve të KQZ-së nga personeli i KQZ-së dhe i SKQZ-së, siç janë telefonat (fiks dhe mobil), aparatura teknike dhe automobilat.
- Këshilli për Operacione Zgjedhore: Këshillon dhe ndihmon SKQZ-në në përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës dhe, Kuvendet Komunale në Kosovë. Këshilli për Operacione Zgjedhore, angazhohet në hartimin dhe zbatimin e Planit Operativ të Zgjedhjeve sipas miratimit nga ana e KQZ-së. Këshilli për Operacione Zgjedhore ndërlidhet me KQZ-në dhe SKQZ-në për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përgatitjet e zgjedhjeve. Këshilli (pas shqyrtimeve dhe këshillimeve me SKQZ-në), i propozon KQZ-së ndryshime në afatet kohore dhe në ndarjen e resurseve financiare dhe njerëzore për aktivitete të ndryshme zgjedhore të miratuara paraprakisht në Planin Operativ të Zgjedhjeve nga ana e KQZ-së. KQZ-ja do t’ua adresojë të gjitha çështjet e personelit, buxhetit, prokurimit dhe çështjet procedurale që kanë të bëjnë me operacionet e zgjedhjeve, këshillave gjegjës për veprim adekuat nga ana e tyre.
Aktivitetet e KQZ-së
KQZ-ja gjatë periudhës prill 2008 dhe prill 2009, ka mbajtur gjithsej njëzet e shtatë (27) mbledhje. Në mbledhje janë analizuar, shqyrtuar, aprovuar çështjet kruciale që lidhen me funksionimin e gjithanshëm të KQZ-së.
Sekretariati i KQZ-së
Sekretariati i KQZ-së është një trupë teknike, e themeluar nga KQZ-ja për të ndihmuar KQZ-në në kryerjen e përgjegjësive dhe funksioneve të saj. Sekretariati i KQZ-së, i zbaton vendimet e KQZ-së dhe përgatitë raporte, rekomandime për vendime të KQZ-së, siguron ndihmë tjetër të nevojshme administrative për KQZ-në. Pas miratimit nga KQZ-ja, Sekretariati lidhë marrëveshje me palët e treta, në emër të KQZ-së duke u mbështetur në procedurat e themeluara nga KQZ. Sekretariati i KQZ-së, drejtohet nga Kryeshefi Ekzekutiv dhe Zëvendësi i Kryeshefit Ekzekutiv të cilët i përgjigjen drejtpërdrejt KQZ-së.
Kryeshef Ekzekutiv i SKQZ - së është: Xhemajl Peçani
Zevendes Kryeshef Ekzekutiv i SKQZ - së është: Bogoljub Staletovic
Struktura e
Sekretariatit të KQZ - së
Komisionet Komunale Zgjedhore
Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) janë trupa të themeluara nga KQZ-ja në tridhjetë e tri ( 33) komunat e Republikës së Kosovës për të ndihmuar organizimin e zgjedhjeve. KKZ-të janë përgjegjëse t’i administrojnë zgjedhjet përbrenda komunës së tyre gjegjëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së që vepron përmes Sekretariatit, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor. KKZ-të përbëhen nga shtatë (7) anëtarë dhe emërohen brenda pesëmbëdhjetë ditëve pas shpalljes së zgjedhjeve.
|