|

Trajnim në Hungari
Prishtinë, 21 tetor 2011 – Një ekip i Sekretariatit të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, do të udhëtoj të dielen më 23 tetor, në Republikën e Hungarisë për një vizitë trajnuese në fushën e Regjistrimit të Votuesëve dhe në fushën e përgatitjes së Listës Votuese. Kjo vizitë, do të zhvillohet në kuadër të projektit njëvjeqar të KQZ-së, lidhur me përgatitjen gjenerale të Listës Votuese. Ekipi i Sekretariatit të KQZ-së, do të realizoj një agjendë të ngjeshur trajnuese-profesionale: do të shqyrtohen, analizohen dhe studiohen përvojat për regjistrimin e votuesve, përvojat për organizimin dhe përpilimin e Listes Votuese, si dhe aspektet e tjera në këtë drejtim.
më shumë >>

Komunikatë
Prishtinë, 19 tetor 2011 –Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbajti mbledhjen e 45-të me rradhë, në të cilën mbledhje shqyrtoi Draft-planin operativ, lidhur me implementimin e konkluzioneve të dala nga një uorkshop që KQZ ka realizuar në Tiranë, prej datës 13-16 tetor 2011. Kryetarja e KQZ-së znj. Valdete Daka, në fillim të mbledhjes kërkoi nga anëtarët e KQZ-së që të shqyrtojnë përgatitjet lidhur me një vizitë pune, të cilën KQZ pritet ta realizojë brenda këtij muaji në Republikën e Turqisë.
më shumë >>
|