Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Lajmet

News

Vesti

Kryetarja e KQZ-së priti në takim Kryesuesen e Vëzhguesve të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve te Bashkimit Evropian

Prishtinë, 19 shtator – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim Kryesuesen e Vëzhguesve të Misionit Vëzhgues te Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Viola von Cramon – Taubadel. Anëtarja e Parlamentit Evropian shoqërohej edhe nga Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova. Kryetarja Daka i uroi mirëseardhje në Kosovë vëzhguesve nga Bashkimi Evropian [...]

20/09/2019

Periudha e Votimit Përmes Postës fillon më 19 shtator

Prishtinë, 18 shtator – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje u paraqit raporti lidhur me periudhën e regjistrimit për votim jashtë vendit, e cila ka filluar më 30 shtator dhe është përmbyllyur më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 40 [...]

19/09/2019

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Ju njoftojm se të martën (17 shtator, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019.

17/09/2019

Ftesë për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton lidhur me afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019. Kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve mund ta dorëzojnë: - Subjektet politike të certifikuara; - OJQ-të; - Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare; [...]

16/09/2019

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka dhe anëtarët tjerë të KQZ-së. Përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor, ishte tema e këtij takimi. Në fillim të takimit, kryetarja e [...]

11/09/2019

Ambasadori i Norvegjisë, vizitoi KQZ-në

Sot, Ambsadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe u prit nga kryetarja, Valdete Daka. Fillimisht, kryetarja Daka e uroi ambasadaroin Grondahl për detyrën e re në vendin tonë dhe i uroi sukses në punën e tij. Kryetarja e KQZ-së e njoftoi ambasadorin norvegjez lidhur me përgatitjet të cilat po i [...]

10/09/2019

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.  Në fillim të mbledhjes, kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi tregoi lidhur me përgatitjet e procesit zgjedhor. Ai tha se përgatitjet po vijojnë sipas planifikimeve, ndërsa bëri të ditur se lidhur me procesin e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë [...]

09/09/2019

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi KQZ-në

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka. Kryetarja Daka e uroi z. Abbott për detyrën e re në Kosovë duke i uruar sukses në punën e tij.  Kryetarja Daka e njoftoi Ambasadorin Abbott lidhur me përgatitjet që po i [...]

09/09/2019

Përmbyllet afati për aplikim të subjekteve politike dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. Gjatë këtij afati të vendosur nga Komisioni Qendror i [...]

07/09/2019

Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës 3 – 14 shtator 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrës së votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor. Kjo periudhë ka filluar më 3 shtator dhe do të përmbyllet më 14 shtator 2019. [...]

03/09/2019